Kosova për herë të parë në Berlinale me filmin “Exil” të Visar Morinës

Filma

Kosova për herë të parë në Berlinale me filmin “Exil” të Visar Morinës

Më: 17 dhjetor 2019 Në ora: 15:41
Filmin “Exil”

Pas lajmit se filmi “Exil” do të shfaqet në Sundance Film Festival, një ndër festivalet më të rëndësishme të filmit në botë, filmi me regji të regjisorit shqiptar Visar Morina premierën evropiane do ta ketë në Festivalin prestigjioz të filmit në Gjermani “Berlinale”.

Filmi rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.

Filmi “Exil” i skenaristi dhe regjisori Visar Morina, skenari i të cilit është shpërblyer me çmimin prestigjioz gjerman “Lola’s Gold”, vjen pas sukseseve me filmin “Babai” i cili fitoi në Festivalin e Karlovy Varyt për regjinë më të mirë.

“Exil” është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë dhe Frakas nga Belgjika i financuar nga: Minister of State for Culture and Media, Film- und Medienstiftung NRË, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, German Federal Film Board.

Film “Exil” sjell një kastë briliante të aktorëve, si: Sanrda Hüller, Mišel Matieviq, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Ameli Kabashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat