Publikohet lista e ngushtë për Oscars, Maqedonia vazhdon garën

Filma

Publikohet lista e ngushtë për Oscars, Maqedonia vazhdon garën

Më: 17 dhjetor 2019 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Është publikuar lista e ngushtë e filmave që do të vazhdojnë garën për çmimet Oscars deri në publikimin e nominimeve në kategori të ndryshme.

Në kategori të ndryshme, duke përfshirë edhe filmat në gjuhë të huaj, ku përfshihen filma nga shtete të ndryshme, nga rajoni figuron vetëm filmi i Maqedonisë së Veriut “Honeyland”, kurse pretendentët e tjerë nga rajoni, tashmë nuk kanë ethet e kësaj gare.

Kosova kishte propozuar filmin e metrazhit të gjatë “Zana”, film debutues me regji të Antoneta Kastratit, kurse Shqipëria pat propozuar filmin “Delegacioni”, me regji të Bujar Alimanit.

Në muajin janar pritet të zbulohen nominimet për të gjitha kategoritë e kësaj gare të madhe filmike.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat