Finalja e serisë “Watchmen” ka tërhequr më së shumti shikues deri më tani

Filma

Finalja e serisë “Watchmen” ka tërhequr më së shumti shikues deri më tani

Më: 19 dhjetor 2019 Në ora: 22:03
Watchmen

Përfundimi i serisë së mirënjohur të HBO “Watchmen” e ka tërhequr numrin më të madh të shikuesve deri më tani, raporton Variety.

Episodi i fundit i sezonit të parë, i cili u transmetua edhe në kanalin HBO për rajonin tonë të hënën, e arriti një shikueshmëri prej 1.6 milionë shikuesish nga të gjitha platformat HBO (HBO GO dhe HBO On Demand), duke e bërë atë episodin më të shikuar ndonjëherë.

Episodi i fundit e mposhti edhe premierën e serisë, e cila i kishte pasur 1.5 milionë shikues. HBO deklaron se çdo episod e kanë shikuar rreth 7 milionë njerëz, duke e bërë atë sezonin e parë më të shikuar të serisë origjinale që nga premiera e Big Little Lies në vitin 2017. Por Watchmen megjithatë nuk e arriti Westworld, premiera e të cilës në sezonin e dytë i tërhoqi 2.1 milion shikues.

Ngjarja e serisë Watchmen është vendosur në historinë alternative/të tanishme ku hakmarrësit me maska trajtohen si keqbërës, ndërsa një nga yjet kryesore detektivja Angela Abar (Regina King) i mban dy maska, shkruan KOHA Ditore. Prapa projektit qëndron Damon Lindelof, gjithashtu edhe showrunner, ndërsa bëhet fjalë për adaptimin më të ri të stripit të njohur të DC nga vitet 1980, autorët e së cilit janë Alan Moore dhe Dave Gibbons.

E ardhmja e Watchmen nuk dihet ende pasi që Lindelof dhe HBO po heshtin për qëllimet e tyre për sezonin e dytë, edhe pse në disa raste Lindelof ka thënë se nuk do të jetë pjesë e serisë nëse vjen deri tek sezoni i dytë. Se a do të jetë vërtet kështu mbetet për t’u parë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat