I riu nga Kosova, Ernis Ibra fiton një rol të madh filmik në Turqi

Filma

I riu nga Kosova, Ernis Ibra fiton një rol të madh filmik në Turqi

Më: 21 dhjetor 2019 Në ora: 16:16
Ernis Ibra

Biznesmeni kosovar, Ernis Ibra, ka tash e sa vite që përveç Kosovës operon me bizneset e tij edhe në Turqi.

Dhe duket se nga të jetuarit atje, Ernisi ka arritur që të zhvillojë kontaktet dhe si rrjedhojë ka arritur të sigurojë një rol gjigant në një prej prodhimeve të reja të kinematografisë turke.

Kompania filmike “Ay Yapim”, e cila merret me realizimin e serialeve më të njohura në Turqi, i ka bërë ofertë Ernis Ibrës për të luajtur rolin e një shqiptari të rritur në Stamboll, në serialin e ri televiziv që ata do ta realizojnë gjatë vitit 2020.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet i riu nga Kosova, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook.

“Miq te nderuar !
Dua te ndaj me ju nje lajm te bukur qe me erdhi nga Stambolli i Turqisë , Kompania ” Ay Yapim ” qe i financon dhe i bën gjitha serialet në Turqi !
Jam i thirrur qe te luaj ne njërin prej serialeve Turke i cili do fillon te gjirohet ne muajin Prill 2020 me aktorët me te famshem te Turqisë.
Paraqitja ime do jetë si nje Shqiptar qe u lind e u rrit ne Stamboll te Turqisë. Seriali do jete me episode te gjata deri në 280.
Falenderim i miqve të mi politik dhe Biznesmenë si familja ÜLKER qe me ndihmuan dhe derguan deri ktu , po ashtu faleminderit artisteve nga Turqia qe me perkrahen ta kem kete rol dhe gjithe atyre qe me kenaqesi akseptuan personazhin tim.
Paraqitja ime nuk do jetë vetem kontribut fitimprurës per vetveten apo si një individ per rritjen e publicitetit personal , suksesi do i dedikohet gjithë SHQIPTARËVE !
Kenaqesi te sfidoj veten edhe ne fushën artistike”, ka shkruar Ernis Ibra. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat