Jennifer Beals është aktore amerikane dhe ish-yll modele adoleshente, e cila kulmin e famës e arriti në vitet ’80-ta të shekullit të kaluar, ndërsa tani është paksa e harruar. Këtë bukuroshe ekzotike e mbajmë mend më së miri nga ditët e saj të rinisë, ndërsa tani, kur ajo është 55 vjeçare, e shohim rrallë në tapetat e kuq.
Pavarësisht kësaj, roli i saj në filmin ikonik “Flashdance” ia solli popullaritetin e përjetshëm në mesin e adhuruesve të filmit, ndërsa skenat e saj të vallëzimit seksipil deri më sot konsiderohen si ndër më seksipilet të xhiruara ndonjëherë.
Edhe pse Jennifer edhe pas suksesit të “Flashdace” nga viti 1983 vazhdoi me aktrimin dhe u shfaq në një numër filmash dhe serialesh të njohura, ajo kurrë nuk ka mundur ta përsërisë suksesin e saj që nga fillimi i karrierës. Lëvizjet e saj sensuale, tutat e ngushta dhe fytyra e bukur e ngritën atë në qiellin e yjeve, ndërsa tregimi për salduesen, e cila bëhet valltare e klubit të natës brenda natës ka mbetur në kujtimet dhe zemrat e miliona shikuesve në të gjithë botën.