Disney heq skenën e puthjes mes dy femrave nga filmi “Star Wars” për publikun në Singapor

Filma

Disney heq skenën e puthjes mes dy femrave nga filmi “Star Wars” për publikun në Singapor

Më: 25 dhjetor 2019 Në ora: 15:57
Filmi “Star Wars”

Disney e ka shkurtuar një skenë të nxehtë nga filmi më fundit i franshizës “Star Wars” për audiencën në Singapor.

Filmi “The Rise of Skywalker” përmban një skenë të puthjes ndërmjet dy femrave që ndodh për herë të parë në një film të “Star Wars”, mirëpo kjo skenë nuk është treguar në Singapor.

Nga agjencia rregullative për komunikim e vendit aziatik është thënë se ky veprim është bërë, në mënyrë që të mos bënin kufizimin e moshës.

Pa këtë skenë, filmi është vlerësuar se mund të shikohet edhe nga fëmijët e moshës 13 vjeçare e më lartë.

Nuk dihet nëse Disney (që është pronar i Lucasfilm) e ka hequr atë skenë edhe për vendet tjera. Është raportuar se kjo skenë është treguar në Kinë, por jo edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndryshe, në Singapor, filmat që kanë të bëjnë me lidhje të të njëjtës gjini, nuk u tregohen personave nën moshën 21 vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat