Vjen filmi më i ri nga kinematografia vendore, vazhdim i filmave “Zonjusha” dhe “Diamanti”

Filma

Vjen filmi më i ri nga kinematografia vendore, vazhdim i filmave “Zonjusha” dhe “Diamanti”

Më: 28 dhjetor 2019 Në ora: 15:50
Filmat “Zonjusha” dhe “Diamanti”

Pas suksesit të filmit “Diamanti”, shtëpia filmike A&G Production dhe IKONË Studio, bëjnë të ditur marëveshjen për prodhimin e filmit të ri me titull pune “Adnan Kafazi”. “Adnan Kafazi” do të jetë pjesa e tretë e ngjarjeve që kanë ndodhur në filmat “Zonjusha” dhe “Diamanti”.

Skenari do të jetë nën autorësinë e Besart Sllamnikut dhe Lulzim Bucollit, të njejtit të cilet kanë shkruar edhe dy filmat e parë.

Po ashtu regjia do t’i besohet Genc Berishës, të cilit me këtë realizim do t’i shtohet numri 5 në raftin e filmave të mtrazhit të gjatë.

Në film do të luajnë shumica e aktorëve të mbijetuar nga filmat e kaluar si Armend Baloku, Besart Sllamniku, Muhamed Arifi, Ylber Bardhi, Dukagjin Podrimaj, Edona Reshitaj etj.

Me zhvillimin e ngjarjes së filmit të ri, do ti bashkangjiten edhe shumë aktorë tjerë, të cilët do të pasurojnë rrugëtimin e ri të personazhëve kryesorë.

“Adnan Kafazi” do të fokusohet në kthimin e treshës së famshme VUÇËS, BULLIT e ZAGIT nga Meksika dhe lufta e tyre me një bos të ri të krimit, i cili e ka marrë funksionin e nëntokës në vendin e tyre. Theks të veçantë do të ketë edhe trafikimi i qënieve njerëzore dhe mbizotërimi i gjinisë femërore.

Barrën e prodhimit në cilësinë e producentëve do ta kenë Besart Sllamniku, Genc Berisha, Agon Uka dhe Valon Bajgora.

Drafti përfunditmar i skenarit pritet në mars te vitit 2020, ndërsa fillimi i xhirimeve planifikohet rreth muajve Gusht dhe Shtator të vitit 2020. Premiera pritet të bëhet në fillim të vitit 2021.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat