Petrovci: Keqardhje që nuk arritëm ta fusim në Guinnes aktorin Fitim Domi - Bota Sot
Petrovci: Keqardhje që nuk arritëm ta fusim në Guinnes aktorin Fitim Domi

Filma

Petrovci: Keqardhje që nuk arritëm ta fusim në Guinnes aktorin Fitim Domi

Më: 28 dhjetor 2019 Në ora: 15:52
Enver Petrovci

Në emisionin “#Hashtag” është diskutuar për humorin te shqiptarët.

Aktori dhe regjisori Enver Petrovci duke folur për humoristët e viteve ’70 ’80 ’90, ka thënë se është për keqardhje që shqiptarët nuk kanë arritur të fusin në librin Guinnes, humoristin Fitim Domi.

“Fitim Domi është paraqitur në mijëra emisione e nuk është bërë bajat. Ky është një shembull që tregon se si ne nuk kemi arritur të fusim në Guinnes këtë njeri”.

Petrovci thotë se Fitimi arriti ta bëjë për vete popullin me një gjuhë jo letrare por që thotë se gjuha e tij megjithatë nuk ishte e nivelit shumë të ultë.

“Ky ka arritur ta kritikojë shoqërinë dhe ka rrezikuar shumë. Unë çuditesha se si nuk po e burgosin [n ë ish-Jugosllavi]. Në kohën e Titos ka bërë humor ky. Kishte gjetur një mënyrë të shkëlqyer se si e kritikonte shoqërinë”.

“Ky njeri me vetëm një rol dhe atë në radio, arriti që të mbajë me mijëra e mijëra emisione dhe për çudi nuk e çuam në Guinnes”.

Petrovci thotë se megjithatë duhet dalluar aktorët e estradës nga ata të teatrit pasi sipas tij ata të estradës nuk mund ta luajnë Hamletin në teatër.

“Nuk është turp të jesh aktor i estradës, ama mos i quani aktor se nuk janë”, tha ndër të tjera Enver Petrovci. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat