Zac Efron është sëmurë gjatë xhirimit të serialit real televiziv

Filma

Zac Efron është sëmurë gjatë xhirimit të serialit real televiziv

Më: 30 dhjetor 2019 Në ora: 15:37
Zac Efron

Aktori i famshëm, Zac Efron, gati sa humbi jetën pasi mori një infeksion fatal, ndërsa po xhironte një dokumentar në Guinenë e Re.

30-vjeçari ishte duke xhiruar një serial real televiziv të titulluar “Killing Zac Efron”, ku kaloi 21 ditë në xhungël.

Gjatë këtij xhirimi, ai u përball me një infeksion serioz kërcënues për jetën dhe për fat të mirë shmangi vdekjen.

“Ai u dërgua urgjentisht në Brisbane, Australi, ku mjekët luftuan një betejë për jetën e tij për disa ditë” ka thënë një burim i afërt me aktorin.

Pasi gjendja e tij u stabilizua, mjekët e vlerësuan të sigurt për të dalë nga spitali, kështu që ai u kthye në Amerikë ku e pret rikuperimi.

Po ashtu, aktorit i është ndaluar të vazhdojë xhirimin e dokumentarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat