Robert Ndrenika dimensioni prej mjeshtri i teatrit dhe filmit në gjuhën shqipe

Filma

Robert Ndrenika dimensioni prej mjeshtri i teatrit dhe filmit në gjuhën shqipe

Më: 10 janar 2020 Në ora: 14:01
Luan Rama, Robert Ndrenika

Në 78-vjetorin e lindjes Luan Rama i uron ditëlindjen aktorit të dashur shqiptar dhe një ndër emrat e njohur të teatrit dhe filmit në gjuhën shqipe, Robert Ndrenika. 

"Robert Ndrenika - dimensioni prej mjeshtri i teatrit dhe filmit në gjuhën shqipe. Ndër emrat e shquar të teatrit dhe të filmit në gjuhën shqipe, Robert Ndrenika është padyshim mes atyre që kanë shënuar kulme dhe përmasa që i mbërrijnë vetëm mjeshtrat e mëdhej. Me galerinë e pasur të roleve dhe karaktereve të shumtë që ka interpretuar, me natyrshmërinë dhe elegancën interpretative cilësisht të spikatur prej një gjuhe e plastike që është vetëm e tija, me potencën unike aktoriale dhe aftësinë për të krijuar një model prej mjeshtri dedikuar ma pasion artit të vet, Robert Ndrenika na ka dhënë mundësinë t’a quajmë veten të nderuar që kemi patur fatin të jemi bashkëkohës me të"  shkruan Rama ne nje postim ne facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat