Alban Muja do të sjell “Albumin Familjar” në Kosovë

Filma

Alban Muja do të sjell “Albumin Familjar” në Kosovë

Më: 12 janar 2020 Në ora: 12:49
Intervista

I ftuari i radhës në intervistën e kulturës në kp ishte artisti Alban Muja.

Muja vitin që lamë pas përfaqësoi Kosovën në edicionin e 58-të të Bienales së Venedikut.

Ai e vlerësoi 2019 si një vit i suksesshëm ku u realizuan qëllimet që ai i kishte vënë vetës. Ndonëse nuk e cilësoi si një vit të dështuar. Ndërsa, shpreson se 2020 të jetë më e mirë.

Muja: Kam pas qëllim disa projekte, disa u realizuan, disa jo

“Është fakt që në media e publik jashtë asaj që punojmë në studio, shihen veç sukseset por jo domosdoshmërisht edhe dështimet, nuk dua me than që ka qenë vit i dështuar por normal ka pas sfida, sfida për të cilat ne jemi të vetëdijshëm që ndodhin, ne duhet të ballafaqohemi me to, kryesisht janë sfida lidhur me punën. Ka qenë një vit i mirë por shpresojmë që 2020 ka me qenë edhe më mirë. Pse? Se në skenën e artit projektet fillojnë një vit dhe vazhdojnë edhe në vitet tjera proceset që lidhen njëra me tjetrën, në 2019 ka qenë disa prej projekteve që unë me veten i kam pas si qëllime, disa prej tyre janë realizuar, disa ende jo. Por për mos me thanë që ka qenë shumë i suksesshëm, se s’ka qenë shumë por ka qenë në rregull, ka qenë pak a shumë ato projekte që i kemi pas paraprakisht por ka sjell shumë informata tjera që nuk i kam ditë”, tha ai.

Në pavijonin e Kosovës, Albani u prezantua me “Albumin Familjar”, e ku si temë kishte përvojën e refugjatëve kosovarë gjatë vitit 1999.

Është pikërisht tema që edhe ai e thekson që ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve dhe mediave ndërkombëtare.

Muja: Tema tërheqi vëmendjen e mediave në Bienale të Venedikut

“Duke e ditë që tema lidhet me të kaluarën tonë, pra muaji maj ishte egzakt 20 vjetori i kohës kur unë iki si refugjat prej Kosovës, në të gjithë dikush më pak e dikush më shumë që ka jetu në Kosovë e kanë perjetu luftën, mu më ka ra me hise me jetu në Mitrovicë në atë kohë dhe bashkë me familjen na ka ra me ekspencu luftën, na ka ra me qenë të ndarë në tre pjesë familja jonë e vogël, edhe e kom mendu që patjetër duhet me qenë si temë ajo çka e kemi përjetu na 20 vjet mbrapa. Deri viteve të fundit apo deri vjet kam provu me e mbajt njëfarë distance sa i përketë të kaluarës time gjatë luftës dhe familjes, apo edhe shoqërisë tonë edhe kryesisht jam marrë me temat që kanë qenë konsekuence e asaj, tema të asaj që janë kryesisht politike, ekonomike, sociale dhe transicionit që ka ndodhë në Kosovë dhe rajon, pasi që mua një kohë të madhe më ka ra me lëvizë me qenë në kohë të shkurta me jetu në vende të ndryshme, sidomos në ato që ne i kemi quajtur rezidenca artistike por edhe zhvendosje të kohë pas koheshe. Tema ka qenë njëra prej arsyeve besoj që ka sjell jo vetëm mbulesë të madhe prej mediave ndërkombëtare në pavijonin tonë por edhe vizita”, tha Muja.

Viti 2020 do të jetë viti ku publiku në Kosovë do të ketë mundësin të shoh nga afër “Albumin Familjar”, pasi Albani në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Kosovës po planifikojnë ta sjellin atë në Kosovë gjatë muajve të parë të këtij viti.

Muja: Në Kosovë do të sillet projekti i Venecias dhe disa projekte tjera

“2020 ka hy kadale po besojmë që sigurt, janë disa projekte në të cilët tash ne veç se kemi fillu me punu duke e ditë faktin që tash shpesh kërkohet edhe më shumë vëmendje qëllimi jonë është që me pru projekte më pak por atyre me iu kushtu kohë më shumë, derisa në të kaluarën për një ekspozitë kam punu 1,2 muaj, tash dua me jap më shumë kohë, mos me i realizuar 20 ekspozita në vit por 5,6 po me qenë në një nivel apo shkallë më lartë. Ky është qëllimi jonë i kemi tashmë disa konfirmime për 2,3 prezantime në këta muajt e parë, por ajo çka shihet ndoshta është e rëndësishme me e përmend, është që do e kemi edhe një prezantim në Kosovë në Galerinë Kombëtare ku do të sillet projekti i Venecias dhe disa projekte tjera që jem ka punojmë tash, së shpejti më së largu në përfundim të majit, ashtu është planfiku me Galerinë Kombëtare, kjo është një prej lajmeve që se kemi nda më herët”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat