“Cirku Fluturues” shpallet filmi më i mirë në kategorinë garuese të filmave ndërkombëtar - Bota Sot
“Cirku Fluturues” shpallet filmi më i mirë në kategorinë garuese të filmave ndërkombëtar

Filma

“Cirku Fluturues” shpallet filmi më i mirë në kategorinë garuese të filmave ndërkombëtar

Më: 26 janar 2020 Në ora: 17:59
Filmi “Cirku Fluturues”

Filmi i gjatë artistik, “Cirku Fluturues” me skenar dhe regji të Fatos Berishës mbrëmë fitoi çmim të rëndësishëm në festivalin ndërkombëtar të filmit në Santa Barbara të Kalifornisë (SHBA).

”Cirku Fluturues” u shpall fitues i çmimt “Filmi më i mirë artistik ndërkombëtar”.

Ky film artistik është komedi e zezë e bazuar në një ngjarje të vërtetë të fundit të 90-ve e një grupi aktorësh nga Kosova, të cilët gjatë kohës së luftës në mënyrë ilegale kalojnë kufirin e Malit të Zi dhe Shqipërise për të marrë pjesë në një festival të teatrit në Tiranë. Filmi “Cirku Fluturues” është bashkëprodhim i Kosovës (B2 Films Kosovo dhe Ikone Studio), Shqipërisë (B2 Agency, Albania) dhe Maqedonisë Veriore (Black Cat Production).

Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare Kinematografisë dhe Agjensioni i Filmit i Maqedonisë Veriore. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat