Ceremonia e çmimeve Oscar kushton rreth 44 milion dollarë - Bota Sot
Ceremonia e çmimeve Oscar kushton rreth 44 milion dollarë

Filma

Ceremonia e çmimeve Oscar kushton rreth 44 milion dollarë

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 19:52
Ilustrim

Sot mbahet edicioni i 92-të i ndarjes së çmimeve ‘Oscar’.

Ceremonia e 92-të e ndarjes së çmimeve Oscar sivjet në Teatrin Dolby në Los Anxhelos ka kushtuar gjithsej 44 milion dollarë, sipas ueb faqes financiare  WalletHub, duke shtuar se 24.700 dollarë u shpenzuan për tapetin e kuq.

Vendosja e tapetit të kuq në më shumë se 1.500 metra katrorë, kërkoi 900 orë punë dhe një ekip prej 18 personash. Një pjesë e tapetit do të riciklohet dhe një pjesë do t’i dhurohet një organizate bamirësie.

Në sallën e madhe të Teatrit Dolby, rreth gjashtë kilometra kabllo elektrike dhe rreth dy kilometra pëlhurë drapesh u ngritën për pritjen gala pas çmimeve Oscar.

Përgatitjet e fundit janë duke u zhvilluar në Los Anxhelos përpara se ceremonia të fillojë në ora 20.00 sipas kohës lokale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat