‘Honeyland’ kthehet pa çmim nga ‘Oscar’ por me famë - Bota Sot
‘Honeyland’ kthehet pa çmim nga ‘Oscar’ por me famë

Filma

‘Honeyland’ kthehet pa çmim nga ‘Oscar’ por me famë

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 13:11
Foto

“Krahas asaj se, “Honeyland” (Toka e Mjaltë), nuk fitoi Oscar, jemi plotësisht të vetëdijshëm për madhështinë e këtij filmi, për rëndësinë e mesazhit që e transmeton, për fuqinë e tregimeve të pafundme që fshihen në këtë vend dhe për shumë aktorët tanë, të cilët dinë sesi këto tregime t’ia përcjellin publikut. Ne jemi të nderuar që jemi nominuar përkrah këtyre filmbërësve të mëdhenj me histori të guximshme, duke iu drejtuar njerëzve në të gjithë botën në gjuhën universale të kinematografisë”, njoftoi ekipi “Toka e Mjaltë” (Honeyland) në faqen zyrtare të filmit në Facebook, pasi mbaroi ndarja e çmimeve Oscar.

Ata thonë se nuk ishte e parashikueshme që filmi të hynte në historinë e Maqedonisë së Veriut dhe në historinë e nominimeve për “Oscar”. “Toka e Mjaltë” u nominua në dy kategori, për Filmin më të mirë dokumentar dhe Filmin ndërkombëtar më të mirë

“Kur promovuam filmin në Festivalin e Filmit ‘Sandans’ më shumë se një vit më parë, ne nuk shpresonim që do të arrijmë kaq larg. Falënderojmë të gjithë ata që besuan në filmin tonë të vogël dhe na mbështetën, e veçanërisht falënderojmë distributorin ‘Neon’ për besimin e tyre në fuqinë e kinematografisë dhe tregimit të guximshëm. Së fundmi, ne do të donim të falënderonim yllin tonë kryesor, Atixhe Muratova që na la të hyjmë në botën e saj të mrekullueshme. Filozofia e Atixhes – merr gjysmën, lëre gjysmën – është e thjeshtë, por e thellë. Është mesazhi që çdo audiencë mund të gjejë. Jemi krenarë që jemi lajmëtarët e asaj porosie”, kanë shkruar autorët e “Tokës së Mjaltë”.

Në postimin në Facebook gjithashtu shtohet mesazhi që nga Los Anxhelosi e përcjell protagonistja kryesore e dokumentarit, Atixhe Muratova:

“Jeta ime pas xhirimeve të filmit ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Tani kam shtëpi të re, dhe gjithçka po bëhet gjithnjë e më mirë. Dua që publiku të marrë vetëm një mesazh nga filmi: siç unë ndaj me bletët e mia, gjithashtu dua që të gjithë njerëzit të ndajnë me njëri-tjetrin”, thotë Atixhja.

Në kategorinë e filmave dokumentarëve, Oscar fitoi “Fabrika Amerikane”, ndërsa “Paraziti” i Koresë së Jugut u shpall filmi më i mirë ndërkombëtar, duke fituar katër statuja ari në total. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat