Aktori Jason Davis vdes në moshën 35-vjeçare

Filma

Aktori Jason Davis vdes në moshën 35-vjeçare

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 17:49
Jason Davis

Jason Davis, i njohur më shumë si zëri i Mikey Blumberg në serialin e animuar të Disney “Recess” ka vdekur në Los Angeles në moshën 35-vjeçare.

Nëna e tij, Nancy Davis Rickel, konfirmoi lajmin e trishtuar në një prononcim për The Hollywood Reporter.

“Me zemër të thyer po ndaj lajmin më të hidhur në jetën time se djali im Jason Davis ka vdekur këtë mëngjes në Los Angeles”, ka thënë ajo.

“Ai ishte një shpirt i tillë i kujdesshëm për të gjithë ata që e njihnin. Ai i donte miqtë dhe familjen e tij mbi të gjitha. Ne kërkojmë sa më shumë privatësi deri sa të kalojë ky moment trishtues”, vazhdon më tej e ëma e Jason.

Shkaqet e vdekjes së tij janë akoma të panjohura, megjithëse një kohë luftoi me substanca narkotike.

Përveç në “Recess”, Davis u shfaq edhe në “Dave’s World” dhe “Roseanne” kur ishte fëmijë. Ai vazhdoi të ketë role në filma të mëdhenj si “Rush Hour”, “Beverly Hills Ninja” dhe “Mafia”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat