Filmbërësit nga Kosova tash e tutje do të përfitojnë nga ekspertët ndërkombëtarë

Filma

Filmbërësit nga Kosova tash e tutje do të përfitojnë nga ekspertët ndërkombëtarë

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 17:36
Kinematografia e Kosovës dhe Kinematografia e Shqipërisë

Në shtandin e Kosovës dhe Shqipërisë në Berlinale u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Tatino Films dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë, Qendrës së Filmit të Malit të Zi, e Agjensionit të Filmit të Maqedonisë Veriore.

Kjo marrëveshje do t’ua mundësojë filmbërësve kosovarë trajnimin, këshillimin dhe mbikqyrjen nga ana 5 ekspertëve ndërkombëtarë për projektet e filmave fitues të metrazhit të gjatë të cilat janë në fazën e post-produksionit. Kjo do të realizohet përmes punëtorisë intenzive First Cut Lab Balkans 2020 që do të zhvillohet këtë vit.

Qëllimi i kësaj punëtorie është të mundësohet arritja e potencialit artistik të filmave dhe njëkohësisht rritja e vlerës së filmave në tregun ndërkombëtar dhe prezenca e tyre në festivale të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat