‘Cirku Fluturues’ edhe në 3 festivale ndërkombëtare dhe nga java e ardhshme në të gjitha kinematë e Kosovës - Bota Sot
‘Cirku Fluturues’ edhe në 3 festivale ndërkombëtare dhe nga java e ardhshme në të gjitha kinematë e Kosovës

Filma

‘Cirku Fluturues’ edhe në 3 festivale ndërkombëtare dhe nga java e ardhshme në të gjitha kinematë e Kosovës

Më: 4 mars 2020 Në ora: 21:00
‘Cirku Fluturues’

Filmi ‘Cirku Fluturues’ vazhdon rrugëtimin e suksesshëm ndërkombëtar duke u përzgjedhur në kategoritë garuese të 3 festivaleve ndërkombëtare në Amerikë dhe Europë.

 Gjatë muajit mars dhe prill filmi do të shfaqet në Sofia International Film Festival në Bullgari, një festival shumë i rëndësishëm Europian, ku Cirku Fluturues do t’a ketë premierën regjionale i përzgjedhur në kategorinë garuese të filmave ballkanik. 

Poashtu në muajin mars, filmi do t’a ketë premierën e Bregut Perendimor Amerikan në festivalin Method Film Fest në Beverly Hills, festival ky që ka në fokus aktorët, për të vazhduar në muajin prill në Cleveland International Film Festival në Ohio (USA), ku do të shfaqet në kategorinë kryesore garuese.

 ‘- Jam shumë i lumtur që filmi ynë po vazhdon rrugëtimin nëpër festivale të mira ndërkombëtare, por edhe më i lumtur që nga 12 marsi do të fillon shfaqjen në gjitha kinematë e Kosovës. Poashtu jam shumë krenar që publiku ynë do ta ketë rastin ta shijon filmin së bashku me gjithë ekipin e madh të filmit’ - tha regiisori dhe skenaristi Fatos Berisha. 

Filmi ‘Cirku Fluturues’ nga 12 marsi do të shfaqet si premierë vendore në kinematë Cineplexx Prishtinë, Kino ABC Prishtinë, Cinemarine Prizren, Cineplexx Prizren, Dokukino Prizren dhe Kino Jusuf Gërvalla në Pejë.

 

Filmi ‘Cirku Fluturues’ tashmë është fitues i 2 çmimeve ndërkombëtare si Filmi më i mirë ndërkombëtar në Santa Barbara International Film Festival dhe Fabrique du Cinema Awards në Romë.

 

‘Cirku Fluturues’ është bashkëprodhim i Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe kishte premierën botërore në Tallinn Black Nights International Film Festival të Estonisë në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat