Ndryshime të dukshme në makinën e re të Batman, vjen si më klasike dhe sportive

Filma

Ndryshime të dukshme në makinën e re të Batman, vjen si më klasike dhe sportive

Më: 8 mars 2020 Në ora: 21:49
Ilustrim

Gjatë filmit ‘The Batman’, në filmin e ri do ta ketë një makinë më pak të armatosur.

Batmobile është një prej makinave ikonë në filmat e Hollywoodit, ndërsa është shfrytëzuar në shumë filma të super heroit Batman, duke pësuar edhe shumë ndryshime gjatë kohës.

Herën e fundit që u pa Batmobile në ‘Batman V Superman’dhe ‘Dawn of Justice’, kjo makinë ishte sikur një tank, e armatosur rëndë me hedhës granatash dhe dhe automatikë të fuqishëm. Por, njëjtë nuk nodhë edhe me makinën që do të përdoret në filmin e ri ‘The Batman’, që pritet ta lansohet së shpejti.

Imazhet që po qarkullojnë në Twitter, e tregojnë këtë makinë me ndryshime të dukshme dhe të pa armatosur, derisa është bërë më sportive dhe klasike në të njëjtën kohë.

Ka mundësi, që makina të ketë nivel të lartë teknologjie dhe në mënyrë misterioze, armët të shfaqet vetëm në momentin kur nevojiten, që të mbyllen sërish.

Vetëm pjesa e jashtme e kësaj makine është shfaqur deri më tani, ndërsa për brendinë dhe mundësitë që ka, ndoshta duhet pritur derisa të shfaqet filmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat