Shtyhet premiera e filmit kosovar, arsyeja koronavirusi - Bota Sot
Shtyhet premiera e filmit kosovar, arsyeja koronavirusi

Filma

Shtyhet premiera e filmit kosovar, arsyeja koronavirusi

Më: 12 mars 2020 Në ora: 14:14
Ilustrim

Është shyter premiera e filmit “Cirku Fluturues”.

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka marrë masa parandaluese për përhapjen e pandemisë Corona Virus, duke ndaluar tubimet masive.

Si rrjedhojë e kësaj, premiera e paraparë për publik i filmit “Cirku Fluturues” është shtyer për një datë tjetër.

Ky film do të fillojë të shfaqet në kinematë e Kosovës kur të kalojë paniku për koronavirus.

“Shtyhet shfaqja e filmit “Cirku Fluturues” në kinematë e Kosovës për shkak të masave preventive të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për mbrojtje nga koronavirus!”, thuhet në postimin e bërë në faqen zyrtare në Facebook të Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat