Shtyhet premiera e “Fast and Furious 9”, shkak koronavirusi

Filma

Shtyhet premiera e “Fast and Furious 9”, shkak koronavirusi

Më: 12 mars 2020 Në ora: 18:03
Foto

Data e premierës së “Fast and Furious 9” do të shtyhet për një vit, për shkak të pandemisë koronavirus.

Pjesa e nëntë e filmit “Fast and Furious” është shtyrë për një vit për shkak të koronavirusit, shkruan Business Insider.

Filmi ishte vendosur të lansohet në kinema më 22 maj, por tani ai do të del si premierë më 2 prill 2021.

Ky është njëherësh filmi i parë i madh në “Hollywood” që është shtyrë. Filmi i James Bond “No Time to Die” është shtyrë nga prilli në nëntor.

Po ashtu edhe “A Quiet Place II” është shtyrë për afat të pacaktuar (pasi ishte planifikuar të publikohet javën e ardhshme).

Pandemia e koronavirusit ia mori jetën më shumë se 4 mijë njerëzve, ndërsa është përhapur në mbi 100 vende.

“Furious 7” dhe “The Fate of the Furious”, kishin fituar mbi 1 miliard dollarë në të gjithë botën. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat