George R.R izolohet në shtëpi, synon ta shkruaj librin e gjashtë të serisë ‘Game of Thrones’ - Bota Sot
George R.R izolohet në shtëpi, synon ta shkruaj librin e gjashtë të serisë ‘Game of Thrones’

Filma

George R.R izolohet në shtëpi, synon ta shkruaj librin e gjashtë të serisë ‘Game of Thrones’

Më: 29 mars 2020 Në ora: 15:54
George R.R. Martin

Autori i serisë së librave të ‘Game of Thrones’ më në fund do ta përfundojë librin e gjashtë në vetizolim.George R.R. Martin, autori i serisë së librave ‘A Song of Ice and Fire’ në të cilat është bazuar edhe seriali i famshëm ‘Game of Thrones’, ka njoftuar se po punon në përfundimin e librit gjashtë të serisë.

Derisa fansat kanë shprehur shqetësimin se autori 71 vjeçar mund ta pësojë nga koronavirusi dhe të mos mund ta përfundojë librin, ai i ka siguruar se po ndjehet shumë mirë dhe është vetizoluar dhe nuk po takohet me askënd.

Madje, ai ka treguar se më shumë po e kalon kohën në Westeros se në botën reale, duke treguar se po i shfrytëzon ditët në karantinë për të përfunduar librin që e ka filluar para nëntë viteve, “The Winds of Winter”.

Kështu, Martin jo vetëm se është mirë por fansat, më në fund, edhe mund ta kenë librit e parafundit të serisë së ‘A Song of Ice and Fire’, i cili nuk ishte gati për përfundimin e episodave të serialit të HBO dhe shumë ngjarje janë sajuar pasi nuk e kishin librin për skenarin oigjinal nga autori. E nëse izolimi për shkakt të Covid-19 do të zgjasë, ku i dihet, mund ta kemi edhe librin e fundit të paralajmëruar nga autori, “A Dream of Spring”.

Libri i pestë, “A Dance With Dragons” është publikuar në vitin 2011 dhe Martin ka punuar dhe premtuar që do ta përfodojë edhe “The Winds of Winter” vazhdimisht që atëherë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat