Vdes aktori i serialit ‘The Flash’ - Bota Sot
Vdes aktori i serialit ‘The Flash’

Filma

Vdes aktori i serialit ‘The Flash’

Më: 4 prill 2020 Në ora: 20:31
Logan Williams

Williams kishte luajtur rolin e Barry Allen në “The Flash”.

Logan Williams, një aktor i ri më i njohur për rolin e tij në “The Flash” të ‘CË’, ka vdekur në moshën 16 vjeçare konfirmon një anëtar i familjes së tij, shkruan Today.

“Ne jemi të thyer”, tha Michelle Gauvin. “Jemi në shok dhe vajtojmë për këtë humbje tragjike. Logan ishte një talent i jashtëzakonshëm, me një zemër të madhe dhe me një energji të jashtëzakonshme. DO na mungojë të gjithëve jashtëzakonisht shumë”.

“Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen dhe të dashurit e tij,” shtoi ajo. Ajo tha se nuk është përcaktuar ende arsyeja e vdekjes së tij por nuk ka ndonjë lidhje me COVID-19.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat