“Ti Amo”, tashmë të gjithë po flasin për këngën e Berlin në sezonin e katërt të “La Casa de Papel”

Filma

“Ti Amo”, tashmë të gjithë po flasin për këngën e Berlin në sezonin e katërt të “La Casa de Papel”

Më: 4 prill 2020 Në ora: 22:21
Seriali “La Casa de Papel”

Ajo që po flitet nga seriali “La Casa de Papel” është se Berlin është një këngëtar i lindur. Tashmë ka nisur të flitet nëse aktori Pedro Alonso i ka interpretuar vet këngët “Ti Amo” dhe “Bella Ciao”.

Sezoni i katërt i “Casa de Papel” tashmë ndodhet në Netflix, ndërsa krahas skenave interesante, karakteri Berlin interpreton hitin e famshëm, “Ti Amo”, të këngëtarit italian Umberto Tozzi.

Dhe menjëherë, admiruesit e këtij seriali kanë nisur debatin se a është vërtet aktori Alonso ai qe e këndon këngën.

Gjatë kujtimit të ceremonisë martesore të Berlin me partneren e tij, Tatiana, protagonisti tregon talentin e tij në këndim. Ndërsa kjo nuk është hera e parë që ai e ka bërë këtë gjë.

Në të kaluarën, ai e ka kënduar një tjetër hit, atë “Bella Ciao”. Ky himn që u këndua në “La Casa de Papel” po ashtu kishte nxitur thashetheme për këngëtarin e vërtetë.

Dhe përgjigja është ‘po’. Është vet Pedro Alonso, ai që i këndon këngët e tij në serial, ndërsa nuk ka dyshim se këto këngë do të mbeten gjatë në kokat e fansave të serialit të popullarizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat