Disney rikthen filmin e preferuar të fëmijërisë - Bota Sot
Disney rikthen filmin e preferuar të fëmijërisë

Filma

Disney rikthen filmin e preferuar të fëmijërisë

Më: 14 prill 2020 Në ora: 13:10
Foto Ilustrim

Filmi i famshëm i animuar i Disney-t, i vitit 1973, “Robin Hood”, do të rikthehet sërish, por këtë herë si një film live jo i animuar nga Disney.

Versioni i ri do të prodhohet me grafika kompjuterike si xhirimet e dy filmave të tjerë të njohur, “Dumbo” dhe “Jungle Book”.

Në versionin origjinal, Brian Bedford luante zërin e Robin Hood, i cili ishte një dhelpër dhe Peter Ustinov zërin e Princit John.

Sipas Variety, Carlos Lopez Estrada, një regjisor meksikano-amerikan është vendosur si regjisor i filmit të ri dhe Kari Granlund, si shkrimtar.

Kontrata ishte lidhur para pandemisë së koronavirusit. Thuhet se “Disney Plus” do të rikthejë sa më shumë filma klasikë të publikuar para vitit 1990, dhe të ripërpunuar me grafika e teknologjinë e re.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat