Dy premierat televizive të kësaj jave

Filma

Dy premierat televizive të kësaj jave

Më: 16 prill 2020 Në ora: 17:53
Ilustrim

Këtë javë shfaqen dy premiera televizive të mbështetura nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) njofton se të dielën do të shfaqen premierat e dy filmave.

Filmat që do të shfaqen në televizion janë “Home sweet home” nga Faton Bajraktari që do të shfaqet në KTV nga ora 20:30, ndërsa filmi “Heroi” nga Luan Kryeziu transmetohet në RTKA nga ora 22:00.

Filmat transmetohen në kuadër të shfaqjeve së premierave televizive të filmave të mbështetur nga Qendra Kinamatografive e Kosovës, për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia dhe në pamundësi të vizitës së kinemasë.

KY ËSHTË NJOFTIMI I PLOTË I QKK-SË:

Të dielën do ti kenë premierat dy filma të gjatë artistik të mbështetur nga Qendra Kinamatografive e Kosovës. Fimi ‘Home sweet home’ nga Faton Bajraktari do të shfaqet në KTV nga ora 20:30, ndërsa nga ora 22:00 në RTK do të shfaqet filmi ‘Heroi’ nga Luan Kryeziu.

‘Home sweet home’ kishte premierën në Karlovy Vary të Çekisë dhe me pas pati një rrugëtim të suksesshëm nëpër festivale, dhe është përzgjedhur si propozimi i Kosovës i vitit 2016 për Akademinë e çmimeve OSCARS.

‘Home sweet home’ përcjellë Agronin i cili ishte konsideruar prej kohësh i vdekur. Miqtë e tij të ushtrisë e panë atë të vdiste gjatë konfliktit në Kosovë, dhe kështu, kthimi i tij në shtëpi është përtej së habitshmes. Mirëpo, megjithatë, ndërrohet shpejt në shqyrtimin e problemeve praktike dhe njeriu detyrohet nga një sërë rrethanash që të mbetet i vdekur – të paktën zyrtarisht. Kështu, shtëpia e tij bëhet sfond për një portretizim të problemeve të panumërta të shoqërisë së pasluftës. Në rrolet kryesore luajnë Donat Qosja, Arta Muçaj, Shkumbin Istrefi, Lea Qosja, Susan Mustafov, dhe Albin Bajraktari.

‘Heroi’

‘Heroi’ portretizon jetën e një ushtari të UÇK-së, Shkëmbit (i luajtur nga Arben Bajraktaraj). Ai bën gjithçka për të qëndruar besnik ndaj idealeve të tij, për të jetuar një jetë të ndershme duke shpresuar për ditë më të mira. Krenaria e tij, etika e tij, dinjiteti kthehen kundër tij kur shoqëria më nuk ka nevojë për të.

Filmi kishte premierë botërore në festivalin ndërkombëtar te Montrealit në Kanadë. Në rrolet kryseore luajnëku luajnë: Arben Bajraktaraj, Adriana Morina, Salahudin Bilal, Çun Lajçi, Selman Lokaj, Enver Petrovci, Haqif Mulliqi etj.

Këta filma transmetohen në kuadër të shfaqjeve së premierave televizive të filmave të mbështetur nga Qendra Kinamatografive e Kosovës, dhe ofrohen përshkak të rrethanave të krijuara nga pandemia dhe në pamundësi të shkuarjes nëpër Kinema”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat