Meta: Rikard Ljarja, një përfaqësues tipik i një brezi idealistësh me shpirt krijues - Bota Sot
Meta: Rikard Ljarja, një përfaqësues tipik i një brezi idealistësh me shpirt krijues

Filma

Meta: Rikard Ljarja, një përfaqësues tipik i një brezi idealistësh me shpirt krijues

Më: 21 prill 2020 Në ora: 13:18
Rikard Ljarja

Kreu i shtetit, Ilir Meta u shpreh i hidhëruar nga lajmi për ndarjen nga jeta të aktorit shqiptar Rikard Ljarja. Me anë të një postimi në “Facebook”, Meta tha se kjo është një humbje e pazëvendësueshme.

“I hidhëruar nga lajmi për ndarjen nga jeta të aktorit të madh, skenaristit e regjisorit të mirënjohur, Rikard Ljarja. Pa fjalë nga dhimbja për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme, jo vetëm për familjen e tij, për teatrin dhe kinematografinë shqiptare, por për të gjithë brezat që u rritën dhe duartrokitën talentin e veçantë dhe personazhet e paharruara të luajtura mjeshtërisht prej Tij.

Si një përfaqësues tipik i një brezi idealistësh me shpirt krijues, të cilët aq shumë e deshën artin dhe Shqipërinë, ky largim në amëshim i Rikardit të madh na ka pikëlluar të gjithëve!”

Presidenti shprehu ngushëllime për familjarët e aktorit dhe theksoi se kujtimi i tij do të jetë i paharruar. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat