“Friends” po ribashkohen në “All in Challenge” për të mbledhur para në përpjekjet e ndihmës në luftën ndaj koronavirusit.
Të preferuarit e juaj “Friends” po bashkojnë forcat për të ndihmuar ata që preken nga koronavirusi, shkruan CNN.
Jennifer Aniston të martën njoftoi se ajo dhe yjet tjerë të “Friends” do të marrin pjesë në “All In Challenge”, në të cilin kanë për qëllim mbledhjen e parave për “America’s Food Fund”, “Meals on Wheels America” dhe “No Kid Hungry”.
Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matthew Perry, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer marrin pjesë të gjithë.
Aniston tha se ata do të ribashkohen për edicionin special të “Friends” nga HBO Max.
“Jemi shumë të entuziazmuar që të bashkohemi me sfidën”All in” për të ndihmuar në ushqimin e njerëzve dhe mbajtjen e tyre të shëndetshëm gjatë kësaj kohe,” shkroi Aniston.
“Ne po ju ftojmë ju dhe pesë nga miqtë tuaj për t’u bashkuar me gjashtë prej nesh në “Fazën 24”. Jini të ftuarit personal në audiencë në xhirimet e ribashkimnit tonë në “HBO Max”,.
Ofertat për një shans për të fituar fillojnë me 10 dollarë.
“Shpresojmë që kjo të sjellë një gëzim të vogël, dhe diçka që duhet të shohim përpara”, ka shkruar Aniston në postim. “Mezi presim për t’u takuar dhe përqafuar ju njerëz kur të mbarojë kjo”
Kasti i “Firends” bashkohet me të famshëm të tjerë që kanë marrë pjesë në këtë sfidë përfshirë Leonardo DiCaprio, Gwyneth Paltrow, Justin Bieber dhe Madonna.
Deri më tani, “All In Challeng”e ka mbledhur më shumë se 14 milion dollarë, sipas uebfaqes së saj.
Një datë për rikthimin special të “Friends” ende nuk është njoftuar.