Yll Uka nga Kosova, njëri ndër 20 producentët e “Producers on the move” - Bota Sot
Yll Uka nga Kosova, njëri ndër 20 producentët e “Producers on the move”

Filma

Yll Uka nga Kosova, njëri ndër 20 producentët e “Producers on the move”

Më: 5 maj 2020 Në ora: 13:48
Yll Uka

European Film Promotion (EFP) që është rrjet i 37 institucioneve evropiane të promovimit të filmit, ka përzgjedhur 20 producent nga 20 vende të ndryshme evropiane për platformën e rrjetëzimit dhe promovimit të profilit të lartë ‘Producers on the Move'.

“Të jesh njëri ndër 20 të zgjedhurit në programin prestigjioz ‘producers on the move’ është nder i veçantë për mua. Mbi të gjitha kjo është një njohje ndërkombëtare për punën dhe sukseset tona ndër vite”, tha Yll Uka producenti i përzgjedhur nga Kosova.

Disa nga filmat ku Yll Uka ishte producent janë: ‘Exil’-i nga Visar Morina, ‘Cirku Fluturues’ nga Fatos Berisha, ‘Nëntor i Ftohtë’ nga Ismet Sijarina, ‘Rooftop Story’ nga Gazmend Nela dhe filmi aktualisht në postproduksion ‘Zgjoi’ nga Blerta Basholli.

Programi i rrjetit i EFP ‘Producers on the Move’ do të zhvillohet ashtu siç ishte planifikuar fillimisht nga 11 deri në 15 maj, 2020, dhe pavarësisht nga Festivalit të Filmit në Kanë i cili është shtyrë për shkak të pandemisë koronavirus. 20 producentët e ardhshëm evropianë të përzgjedhur do të takohen përmes internetit këtë vit dhe do të prezantojnë projektet e tyre në takime dhe seanca të rrumbullakëta. Bisedat me ekspertë do të përmbyllin programin dixhital që zgjat pesë ditë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat