Lajm i mirë për fansat e “Extraction”

Filma

Lajm i mirë për fansat e “Extraction”

Më: 5 maj 2020 Në ora: 13:50
Chris Hemsworth

Joe Russo ka nënshkruar marrëveshjen për skenarin e "Extraction 2".

Derisa filmi i Chris Hemsworth po vazhdon me ritmin për t’u bërë filmi për i shikuar në Netflix, regjistori i filmit, Joe Russo, ka nënshkruar marrëveshje për të shkruar skenarin e pjesës së dytë, shkruan Deadline.

“AGBO”, kompania e drejtuar nga Russo dhe vëllai i tij Anthony, janë duke u bashkuar me idenë që Sam Hargrave dhe Chris Hemsworth do të rikthehen, ani pse marrëveshja nuk përfundon me Netflix derisa skenari të jetë gati.

“Marrëveshja është mbyllur për të shkruar skenarin e ‘Extraction 2’ dhe jemi në fazat formuese të asaj se si do të mund të jetë ngjarja”, tha Russo për Deadline.

“Ne nuk e dimë ende nëse historia do të shkojë përpara ose prapa në kohë. Ne e lamë përfundimin të atillë që la audiencën në pikëpyetje”, shtoi ai.

Ata që e panë filmin që erdhi gjatë pandemisë, përfundimi u la mundësinë që Rake të kthehet.

Russo pret që Sam Hargrave të kthehet në krye të filmit, ndërsa sa i përketh Hemsworth nuk ka ende marrëveshje në këtë pikë.

Regjisori tha se fokusi do të jetë hartimi i ngjarjes dhe më pas shkrimi i skenarit, i cili do t’i tregohet aktorit para se të ndodhë kjo. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat