Filmi rus që trillon të pavërteta për UÇK-në dhe NATO-në

Filma

Filmi rus që trillon të pavërteta për UÇK-në dhe NATO-në

Më: 9 maj 2020 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Rusia historikisht ka qenë kundër Kosovës dhe pavarësisë së saj. E këtë e ka dëshmuar në etapa të ndryshme duke i qëndruar afër regjimit të Millosheviqit, por edhe pas luftës e deri në ditët e sotme.

Madje përveç fushatës diplomatike kundër Kosovës, Rusia është kujdesur që edhe përmes kinematografisë së saj të trillojë të pavërteta ndaj realitetit të krijuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Përmes një filmi të quajtur “The Balkan Line” (“Linja Ballkanike”) bën fushatë kundër NATO-së, por edhe trillon të pavërteta për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke e paraqitur si terroriste, plaçkitëse, por edhe banditeske.

Edhe pse filmi është lansuar në mars të vitit 2019 ende nuk ka ndonjë reagim ndërkombëtar, për të dënuar këto të pavërteta të trilluara ndaj NATO-së dhe UÇK-së.

“Është viti 1999. NATO po e bombardon Serbinë dhe po Kosovën po ia lë plaçkitjes së banditëve shqiptarë. Rusisë i është ofruar rol i vogël dhe i turpshëm për zgjidhjen e konflikteve në Kosovë. Aeroporti në Sllatinë kalon nën kontrollin e komandantit shqiptar Smuk. Pjesëtarët e inteligjencës ruse, Andrej Shatalov dhe Bek Jethojev e marrin aeroportin. Nga Bosnja, në marshin prej 600 kilometrash për në Kosovë, niset batalioni rus. Detyra e tyre nuk është vetëm kontrolli mbi aeroportin, por edhe shkatërrimi i çerdhes së Smukut dhe çlirimi i vajzës Shatalova, të cilën banditët e kanë zënë rob për të bërë kontrabandë me organe. Rusia, pas euforisë me Perestrojkën, e kuptoi se ka interesat e saj, të cilat duhet t’i mbrojë. Filloi epoka e re”, sqaron përmbajtjen e filmit kompania Upgrade Vision.

Rolet kryesore në film i luajnë aktorët: Gosha Kucenko, Ravshana Kurkova, Anton Pampushni, si dhe disa aktorë serbë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat