Producenti i “Bad Boys”: Jemi duke punuar për filmin e katërt

Filma

Producenti i “Bad Boys”: Jemi duke punuar për filmin e katërt

Më: 11 maj 2020 Në ora: 15:30
Bad Boys

Prodhuesi i Bad Boys, Jerry Bruckherimer, është duke punuar në një draft për vazhdimin e katërt të filmit të popullarizuar.

Filmi i fundit, ku morën pjesë Will Smith dhe Martin Lawrence, pati sukses të madh dhe përfitimet ishin të majme, shkruan Metro.

Ai arriti të grumbullojë rreth 419 milionë dollarë, kështu që nuk është për t’u habitur se një i ri mund të realizohej.

Duke folur me Collider, ai zbuloi: “Ne patëm një përvojë të shkëlqyer në të parën, përmes procesit të zhvillimit me Tom Rothman dhe ekipit të tij, dhe pastaj përmes procesit të redaktimit dhe procesit të xhirimit”.

“Ne u bashkuam me ndihmën e tyre, një film që është shumë i kënaqshëm për audiencën, dhe ne do të donim ta bënim përsëri, dhe mendoj se ata do të donin që ne ta bënim përsëri. Tani jemi duke punuar në një draft për të katërtin”.

Filmi i tretë, “Bad Boys For Life”, i kishte dy protagonistët kryesorë në rolet e tyre, mirëpo nuk dihet shumë për trupën e aktorëve në filmin e radhës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat