Filmi nga Kosova ‘In Between’ fiton çmimin kryesorë të filmit të shkurtër në festivalin ‘GoEast’ - Bota Sot
Filmi nga Kosova ‘In Between’ fiton çmimin kryesorë të filmit të shkurtër në festivalin ‘GoEast’

Filma

Filmi nga Kosova ‘In Between’ fiton çmimin kryesorë të filmit të shkurtër në festivalin ‘GoEast’

Më: 11 maj 2020 Në ora: 22:50
Foto ilustrim

Filmi “Në mes” me regji nga Samir Karahoda dhe producent Eroll Bilibani ka triumfuar në festivalin ‘GoEast’.

Përmes një postimi të bërë në Facebook producenti i filmit ka bërë të ditur se ‘Në mes’ ka fituar çmimin kryesorë të filmit të shkurtë në festivalin e mbajtur në Wesbaden.

Ky film trajton dy tema fenomenin e ndërtimit të shtëpive të njëjta dhe migrimin që theksohet veçmas nëpër këto familje.

Këtij lajmi i është gëzuar edhe zv.Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në detyrë, Yll Rugova, i cili përmes një postimi bën të ditur se nuk është vetëm ‘Në mes’ filmi i cili është shpërblyer në Gjermani, pasi që edhe filmi ‘Zana’ është shpërblyer nga televizioni gjerman 3sat. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat