Lamtumirë skenave erotike! Covid-19 ndryshon edhe industrinë e filmit - Bota Sot
Lamtumirë skenave erotike! Covid-19 ndryshon edhe industrinë e filmit

Filma

Lamtumirë skenave erotike! Covid-19 ndryshon edhe industrinë e filmit

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 06:38
Ilustrim

Koronavirusi ka paralizuar edhe industrinë e filmit, si çdo fushë tjetër të jetës. Nuk do të ketë më kontakte fizike si zakonisht dhe kjo nuk u referohet vetëm atyre intime, por edhe skenave të tjera interpretimi.

Por a po i kthehemi një filmi klasik në kinema? Bota e filmit po diskuton prej disa javësh për masat e reja të marra për shkak të situatës që shkaktoi pandemia. Xhirimet e filmave nuk u ndaluan me ligj, por praktikisht u bënë të pamundura për shkak të rrezikut të infektimit. Megjithatë, aktrimi vepron me trup, kështu që xhirimet bëhen pothuaj të pamundura nëse duhet të ruash distancën sociale. Kjo nuk vlen vetëm për skenat intime, por edhe për inskenimet e një grindjeje ku aktorët përleshen. “Do ishte për të ardhur keq, nëse në të ardhmen do të kishte më pak skena erotike. Por edhe në skena të tjera vlen: Ne paraqesim afrimitetin njerëzor. Pa të nuk bëhet”,- thotë për DW Sebastian Andrae, autor skenarësh dhe drejtues i Shoqatës së Skenaristëve.

“Tani po kërkohen koncepte sigurie, si ato që ka aplikuar futbolli. Kemi mësuar shumë nga futbolli, situata është e krahasueshme me xhirimet. Ka ekipe para dhe pas kamerave, për të cilat ka rregulla të ndryshme”,- thotë producenti Nico Hofmann. Nëse distanca në një skenë nuk mund të mbahet më shumë se një minutë, atëherë aktorët duhet të kalojnë në karantinë. “Për të gjitha rolet e tjera vlen testim i rregullt i aktorëve.”

Në degën e filmit rregulla të tilla shihen si pa alternativa, nëse duhet të vazhdohet me produksionet e filmave. Një infektim në ekipin e xhirimit do të thotë, në shumë raste, fund për xhirimin. Dhe këto masa kanë koston e tyre. Rritja e masave në xhirim shton shpenzimet, thotë Nico Hofmann: “Matja e temperaturës, protokollimi i kontakteve, masat e higjienës. Koha e punës rritet kështu me 20 për qind e bashkë me të, edhe kostoja e xhirimeve."

Kështu, skenat e filmave të tillë si “Fifty Shades of Grey” do të përballen me një censurë të vërtetë nëse do t’u duhet të respektojnë distancën sociale, shkruan Daily Mail duke shtuar se edhe për këtë industri, kufizimet do të sjellin një kosto të shtuar. Koronavirusi ka të ngjarë të ndryshojë përgjithmonë industrinë e prodhimit të filmave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat