“Friends” më në fund tregojnë kohën e fillimit të xhirimeve për episodin special

Filma

“Friends” më në fund tregojnë kohën e fillimit të xhirimeve për episodin special

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 23:16
“Friends”

Pas vonesave që ua shkaktoi pandemia “Friends” nisin xhirimet në gusht.

Ribashkimi i “Friends” do të nis xhirimet në gusht pas vonesave të shkaktuara nga koronavirusi, shkruan TheSun.

Kasti i serialit hit të viteve ’90 u vendos të ribashkohet për një episod special në HBO Max në fillim të këtij viti, megjithatë planet e tyre u prishën nga pandemia globale e COVID-19.

“Friends” filluan transmetimin në NBC nga shtatori 1994 deri në maj 2004 dhe përbëhej nga 10 sezone dhe 236 episode.

Fansat janë të dëshpëruar të dinë se kur do të shohin Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer përsëri në ekran, dhe tani Martha Kauffman u ka ofruar atyre një datë.

Marta tha për The Wrap “Ne shpresojmë të jemi në gjendje të xhirojmë në gusht, nëse gjithçka është mirë dhe nuk ka ndonjë valë të dytë të hershme dhe studiot janë të hapura”.

Kasti vendosën të xhirojnë episodin special në studiot origjinale në Kaliforni për sa kohë që situata e koronavirusit nuk përkeqësohet në SHBA.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat