Aktorët shqiptarë në serial Britaniko-Amerikan ''Gans of London'' - Bota Sot
Aktorët shqiptarë në serial Britaniko-Amerikan ''Gans of London''

Filma

Aktorët shqiptarë në serial Britaniko-Amerikan ''Gans of London''

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

“Gangs of London”, seriali dramë aksion, është një prodhim britanik-amerikan i prodhuar nga Pulse Films & Sister dhe merret me rivalitetin e bandave dhe organizatave kriminale në Londër. Seriali u shfaq premierë në 23 prill të këtij viti në Sky Atlantix dhe Cinemax.

Ky serial mblodhi një numër të konsiderueshëm aktorësh shqiptarë.

Orli dhe Eri Shuka, të martuar në jetën reale, luajnë rolin e një çifti shqiptar, Luani dhe Mirlinda, të cilët drejtojnë bandën shqiptare. Nebal Basanin e luan Tarik Gjelaj, njeriu i djathtë i Luanit. Aktorja Arta Dobroshi vjen në personazhin e Florianës, vogëlushja Chloe Sulaj në rolin e Bukuroshes, Florist Bajgora si Besmiri dhe Azra Rexhepi si Elira.

Për çfarë bëhet fjalë?

Për dekada të tëra, Fin Wallace (Colm Meaney) ishte krimineli më i fuqishëm në Londër, por krejt papritmas ai vritet dhe askush nuk e di kush e urdhëroi vrasjen. Djali, Sean Ëallace dhe Ed Dumani (Lucian Msamati) dëshirojnë të marrin vendin e babait të tij. Fuqia e tij po shkakton një trazirë me bandat në Londër, të cilat përbëhen nga mafia shqiptare e udhëhequr nga Luan Dushaj (Orli Shuka), kurde, pakistaneze, italiane dhe bandat e tjera kriminale. I vetmi që mund të ndihmojë Sean është Elliot Finch (Sope Dirisu) i cili duket se ka një interes misterioz për familjen Ëallace.

Sezoni i parë i serialit, bëri që drama origjinale të ishte i dyti më i suksesshëm për transmetuesin Sky Atlantic. Mbi 2.23 milion shikues kanë parë episodin e parë në Sky Atlantikc të Londrës, duke e bërë dramën shfaqja origjinale më e shikuar e kanalit këtë vit.

Është konfirmuar se seriali do të kthehet për një sezonë të dytë diku në vitin 2022

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat