Lëvizja kundër racizmit, seriali Simpson nuk do të ketë aktorë të bardhë për personazhet me ngjyrë - Bota Sot
Lëvizja kundër racizmit, seriali Simpson nuk do të ketë aktorë të bardhë për personazhet me ngjyrë

Filma

Lëvizja kundër racizmit, seriali Simpson nuk do të ketë aktorë të bardhë për personazhet me ngjyrë

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 16:58
Ilustrim

Aktorët e bardhë nuk do të dublojnë më personazhe të minoriteteve etnike në serialin popullor amerikan “The Simpson”.

Vendimi i njoftuar nga producentët e seriali, ndërmerret në kuadër të fushatës “jetët e personave me ngjyrë kanë vlerë”.

Një lëvizje e tillë vjen pas disa kritikave disa vjeçare lidhur me personazhin e Apu-së, një emigrant indian që dublohej nga aktori i bardhë, Hank Azaria. Ky i fundit tha më herët gjatë vitit se nuk do të dublonte më personazhin, i cili konsiderohet nga shumë si një portretizim negativ i komunitetit indiano-amerikan.

Azaria u ka dhënë zë edhe personazheve të tjerë në “The Simpson”, gjithashtu me ngjyrë.

Megjithatë, prodhuesit e serialit nuk sqaruan nëse personazhi i Apu-së do të vijonte të ishte pjesë e tij. Homer Simpson, bashkëshortja e tij Marxh, djali i tyre mistrec, Bart, vajza gjeni Liza dhe vogëlushja Megi kanë përvetësuar fytyrën në ndryshim të Amerikës për më shumë se 30 vjet, në serialin më të gjatë në televizionin amerikan. “The Simpsons” shfaqet në më shumë se 100 vende të botës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat