Aktori i Broadway vdes nga komplikimet e koronavirusit

Filma

Aktori i Broadway vdes nga komplikimet e koronavirusit

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 08:56
Nick Cordero

Një aktor i Broadway dhe TVsë që kaloi muaj në kujdes intensiv pasi pësoi komplikime nga koronavirusi ka vdekur.

Nick Cordero, i cili ishte 41 vjeç, vdiq të dielën vonë, tha gruaja e tij Amanda Kloots në një postim në Instagram.

“Zemra ime është e thyer pasi nuk mund ta imagjinoj jetën tonë pa atë.”

Ajo tha që burri i saj kishte luftuar me Covid-19 për 95 ditë, raporton BBC.

Ai pësoi  sepsë dhe mini – sulme  dhe këmbën e djathtë e kishte të amputuar për shkak të mpiksjes së gjakut.

Cordero ishte nominuar për çmimin Toni për rolin e tij në “Bullets Over Broadëay”. Ai gjithashtu kishte role aktive në “Waitress” dhe “A Bronx Tale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat