“Greyhound” filmi i ri i aktorit veteran Tom Hanks - Bota Sot
“Greyhound” filmi i ri i aktorit veteran Tom Hanks

Filma

“Greyhound” filmi i ri i aktorit veteran Tom Hanks

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 18:17
Tom Hanks

Edhe pse mund të mos e ketë të njëjtën famë sikurse platformat e tjera digjitale, si: Netflix, Disney+ apo Hulu, platforma relativisht e vogël Apple TV+ megjithatë është duke i bërë ca lëvizje të mëdha dhe të rëndësishme.

Sipas portalit “Deadline”, kjo platformë së fundmi e ka siguruar të drejtën e transmetimit të filmit “Greyhound”, që është drama e ardhshme e Tom Hanksit e bazuar në Luftën e Dytë Botërore. Kjo është ndër marrëveshjet më të mëdha që kjo platformë i ka bërë deri më tani.

“Greyhound” bazohet në historinë e vërtetë të një komandanti të Marinës amerikane, anija e të cilit sulmohet nga nëndetëset e armikut.

Hanks e luan rolin protagonistit krahas aktorëve të tjerë të famshëm, si: Stephen Graham, Rob Morgan dhe Elisabeth Shue. Ylli i famshëm i Hollywoodit po ashtu e ka shkruar skenarin e filmit, regjinë e të cilit e ka bërë Aaron Schneider.

Kompania “Apple” ka paguar 70 milionë dollarë të drejtat e transmetimit të filmit në platformën e tyre, duke e fituar garën e ofertave me disa prej platformave më të mëdha në treg.

Ky veprim e përfaqëson një hap të madh për Apple TV+, në kuptimin e harxhimit të të hollave për projekte të cilat e rrëmbejnë vëmendjen e publikut. Së fundmi, kjo platformë i ka blerë të drejtat autoriale edhe të filmave, “Boys State”, “Dads” dhe “On the Rock”, i cili e shënon ribashkimin e yjeve, Sofia Coppola dhe Bill Murray, në ekran të madh.

Filmi “Greyhound” ishte planifikuar të lansohej nëpër kinematë amerikane më 12 qershor të këtij viti, por kjo datë është shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19. Kështu, të drejtat e transmetimit të projektit i janë shitur platformës Apple TV+, e cila ka vendosur ta lansojë atë në formë digjitale për publikun e gjerë, më 10 korrik të vitit 2020.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat