Coronavirus frenon “Tenet”: në rrezik dalja në Amerikë dhe Kinë

Filma

Coronavirus frenon “Tenet”: në rrezik dalja në Amerikë dhe Kinë

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 06:55
Tenet

Pandemia Covid-19 ka bërë që të shtyhet përsëri dalja në kinema e Tenet, filmi i fundit i Christopher Nolan, që fillimisht duhej të kishte dalë në sallat amerikane nga 17 korrikut.

Për shkak të rritjes së rasteve të reja dhe mbylljes së kinemave, dalja e filmit në salla u shty për më 12 gusht, por tani është shtyrë përsëri. Edhe qeveria kineze e ka ndaluar shfaqjen, në këtë rast për shkak se filmi është shumë i gjatë.

Për momentin dalja e Tenet në sallat amerikane të kinemasë është shtyre në një datë të papërcaktuar, por Warner Bros ka lajmëruar se shumë shpejt do të komunikojë datën e re.

Sipas Hollywood Reporter, filmi mund të shfaqet për herë të parë jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo mund të jetë një goditje e rëndë, duke parë se nga 8% deri në 18% të të ardhurave totale të filmave të Christopher Nolan kanë ardhur nga tregu kinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat