Regjisori i “The Simpson” prezantues në festivalin Anibar

Filma

Regjisori i “The Simpson” prezantues në festivalin Anibar

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 14:46
David Silverman

Festivali Anibar është gati për edicionin e 11-të të tij dhe në këtë festival ka kënaqësinë të iu njoftoj se njëri nga prezantuesit e këtij festivali do të jetë edhe regjistori i The Simpsons, David Silverman.

Në pamundësi që të jetë në Kosovë për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, Silverman do të na bashkohet në këtë edicion virtualisht.

“Silverman është i njohur për regjinë e realizuar te serialeve të animuar The Simpsons, si dhe filmit The Simpsons. Ai ka qenë i përfshirë me serialin që në fillim, duke animuar Simpsons origjinalë te shkurtër te cilët u transmetuan në shfaqjen The Tracey Ullman. Silverman njihet kryesisht për krijimin e shumicës së “rregullave” për vizatimin e Simpsons”, njofton “Anibar” përcjell Klan Kosova.

Ai ka një karrierë të gjerë regjisoriale në filma të animuar duke përfshirë filmin The Simpsons, Monster Inc, Ice Age, Robots, dhe Looney Tunes: Back in Action.

Në këtë prezantim David Silverman do të ndajë përvojën e tij në drejtimin e një prej serive më të shquara në Historinë e Televizionit!

Gjithashtu, ju ftoj të na ndiqni gjatë këtyre ditëve në rrjetet tona sociale që të njoftoheni më shumë rreth programit që kemi për edicionin e 11-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat