Pas 33 vitesh, rikthehet filmi i famshëm 'Dirty Dancing'

Filma

Pas 33 vitesh, rikthehet filmi i famshëm 'Dirty Dancing'

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 19:59
Ilustrim

Për të gjithë nostalgjikët ka një lajm të mirë! Filmi historik "Dirty Dancing" i realizuar në vitin 1987 që fitoi zemrat e miliona shikuesve në mbarë botën e që shenjoi një pikë kthese në kinematografinë botërore do të xhirohet sërish dhe njerëzit po e presin me të njëjtin admirim.

"Do të jetë saktësisht lloji i filmit romantik, nostalgjik që i dha gjithë famën dhe dashamirësinë filmit të parë”, tha drejtori i përgjithshëm i studios, Jon Feltheimer.

Aktorja kryesore e filmit, Jennifer Grey e ka konfirmuar  pjesëmarrjen e saj në kastin e filmit të ri "Dirty Dancing", ku ajo ka luajtur rolin e Frances Houseman, me nofkën Baby, vajzës që dashurohet me mësuesin e saj të vallëzimit, Johnny Castle (Patrick Swayze). Ndërsa, ende nuk dihet se cili aktor do të jetë në vend të Swazye, i cili ndërroi jetë 11 vite më parë për shkak të kancerit në pankreas, në moshën 57-vjeçare.

Filmi origjinal asokohe kur u shfaq mblodhi plot 214 milionë dollarë në arkën globale, ndërsa buxheti i tij si produksion kinematografik ishte vetëm gjashtë milionë dollarë.

Kolona zanore e tijfitoi një Oscar dhe një Glob të Artë. Skenat në të cilën zhvillohet filmi, ky çifti kryesor kërcen për të arritur më pas kulmin me ngritjen në ajër të aktores protagoniste, sigurisht që u bënë një element reference i kulturës POP gjatë kohës kur u shfaq filmi, gati 33 vjet të shkuara, por ky moment mbetet kult edhe sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat