Netflix kërkon falje për filmin francez, ndryshon titullin dhe kopertinën

Filma

Netflix kërkon falje për filmin francez, ndryshon titullin dhe kopertinën

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 17:38
Foto

Netflix ka kërkuar falje nëpërmjet një postimi të fundit.

Netflix ka kërkuar falje për atë që është konsideruar si “vepër e papërshtatshme”, e përdorur për të promovuar filmin “Cuties”. Filmi në gjuhën frënge fitoi çmimin e regjisë kinematike botërore në Sundance Film Festival në fillim të këtij viti, mirëpo nuk është mirëpritur aspak nga audienca e Netflix.

“Na vjen keq për veprat e papërshtatshme të artit që kemi përdorur për Mignonnes / Cuties, transmeton lapsi. Nuk ishte në rregull dhe as nuk përfaqësonte këtë film francez që fitoi çmim në Sundance. Tani kemi ndryshuar fotografitë dhe përshkrimin.”, shkruhej në një deklaratë të Netflix në Twitter.

Por çfarë ndikoi në krijimin e polemikave rreth këtij filmi nga ndjekësit e gjigantit Netflix?

Me regji nga kineastja franceze Maïmouna Doucouré, “Cuties” e dha premierën në Festivalin e Filmit Sundance në janar. Në atë kohë, Doucouré shpjegoi se si ishte frymëzuar projekti pasi ajo pa një grup vajzash të vogla që kërcenin në mënyrë “sensuale” për një audiencë që ishin prindërit e tyre.

“Në një moment, një grup kërcimtaresh vijnë në skenë dhe kërcejnë. Ishte shumë tërheqëse, por në të njëjtën kohë shumë shqetësuese sepse ato ishin vetëm 11 vjeç. Ato kërcenin në mënyrë shumë sensuale, kishin veshur rroba shumë të shkurtra,” -tha Doucouré.

Kjo ngjarje e frymëzoi atë që të shkruante dhe realizonte, “Cuties”, që përqendrohet në një vajzë senegaleze të quajtur Amy, 11 vjeç, e cila është e ndarë midis standardeve të ngurtë të familjes së saj dhe dëshirës për të vallëzuar e lirë, e ndikuar nga fqinja e saj moshatare.

Por Netflix nuk shpjegoi asnjë gjë nga këto kur bëri prezantimin e “Cuties”. Përkundrazi, shikuesve traileri i “Cuties” iu prezantua me këto fjalë:

“Amy, 11 vjeçe, magjepset nga një grup vallëzimi që bën twerk. Duke shpresuar të bashkohet me to, ajo fillon të eksplorojë feminilitetin e saj, duke kundërshtuar traditat e familjes së saj.”

Ndërsa, posteri i filmit nga ana tjetër, tregoi vajzat e vogla duke pozuar në mënyrë joshëse me barkun të ekspozuar ndërsa mbanin veshur bluza e pantallona të shkurtra. Shumë ndryshe nga posteri origjinal i filmit.

Njerëzit e kanë quajtur këtë prezantim të Netflix të neveritshëm dhe e kanë cilësuar të papranueshëm faktin që të miturit seksualizohen në këtë mënyrë.

Videoja e trailerit të filmit në YouTube u mbush me komente që kritikonin Netflix për seksualizimin të miturish, por të shumta ishin kritikat edhe për krijuesit e filmit. Më vonë, Netflix ndryshoi përshkrimin në YouTube, duke shkruar:

“Amy, 11 vjeçe, përpiqet t’i shpëtojë mosfunksionimit të familjes duke u bashkuar me një grup vallëzimi me shpirt të lirë, të quajtur “Cuties”, pasi ato ndërtojnë vetëbesimin përmes vallëzimit.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat