Festivali Berlinit nuk anulohet pavarësisht pandemisë

Filma

Festivali Berlinit nuk anulohet pavarësisht pandemisë

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 00:09
Festivali Berlinit

Festivali i Filmit në Berlin do të zhvillohet në Shkurt, ashtu siç ishte e planifikuar. Sipas Reuters, edhe pse shifrat në Gjermani vijojnë të jenë të larta, festivali do të zhvillohet pasi nëse nuk ndodh është një humbje e madhe.

Organizatorët po shikojë  mundësinë që eventi më i rëndësishëm i filmit të zhvillohet në sale, megjithatë nuk përjashtohet edhe mundësia e transmetimit online.

E quajtur ndryshe Berninale, ky festival është një nga ngjarjet më të mëdha të tregut ndërkombëtar të filmit në botë.

Festivali do të zhvillohet në datat 11-21 Shkurt dhe do të respektohen të gjitha udhëzimet shëndetësore si mbajta e maskave, testimi i aktorëve, producentëve, matja e temperaturës etj.

Salla, prezantuesit dhe numri i përgjithshëm i filmave do të përcaktohen nga organizatorët brenda javës së ardhshme

Festivali i Filmit në Berlin tërheq 480.000 kineastë, yje filmash dhe adhurues në kinematë e kryeqytetit gjerman.

Statuja “Ariu i Artë”, që është edhe çmimi simbol i këtij i festivalit, është një nga çmimet më prestigjioze në Evropë, së bashku me festivalin e Kanës në Palme d’Or të Francës dhe çmimin Lion i Artë i Festivalit të Filmit në Venecia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat