Mal Safqiu nominohet për çmimin ‘Performanca Më e Mirë për Fëmijë’ në Festivalin e New York-ut

Filma

Mal Safqiu nominohet për çmimin ‘Performanca Më e Mirë për Fëmijë’ në Festivalin e New York-ut

Më: 29 gusht 2020 Në ora: 23:45
Mal Safqiu

Filmi ‘Rruga’ nën regjinë e Besim Ugzmajlit që tashmë ka gëzuar mjaft suksese edhe jashtë kufijve, si protagonist kryesor ka Mal Safqiun.

Me performancën e tij në këtë film të shkurtër, Mali arriti të fitojë shumë zemra, duke u bërë kështu një aktor i ri që premton shumë.

Ndërkaq, është bërë e ditur se Mali, ylli i filmit ”Rruga”, është nominuar për çmimin e Performancës Më të Mirë për Fëmijë në New York True Venture Film Festival.

Ndër të tjera vlen të ceket se filmi ”Rruga”, ka qenë i nominuar edhe në shumë festivale të tjera, prej tyre edhe festivale të akredituara nga Akdemia Oscar.

“Rruga” është prodhim i Figurina Film’s. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat