Filmi i Mulan/ Dy vjet kohë vetëm për të krijuar imazhin perfekt

Filma

Filmi i Mulan/ Dy vjet kohë vetëm për të krijuar imazhin perfekt

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 17:13
Foto

Balada e Mulanit e ka magjepsur botën për më mbi 1500 vjet, por shumë njerëz nëpër botë u njohën me historinë e saj epike vetëm kur panë përshtatjen e animuar nga Disney në 1998.

Dhe bota magjepset sërish këtë radhë me filmin e realizuar po nga gjiganti i kinematografisë, me protagoniste Liu Yifei në rolin e Mulanit së bashku me ikona të tjera si Donnie Yen, Jet Li dhe Li Gong. Edhe pse filmi me buxhet të lartë ishte planifikuar të shfaqej në SHBA në fund të marsit, pandemia i vonoi përpjekjet që ai t`i vijë publikut sa më shpejt, ndërkohë që edhe shumë kinema mbeten të mbyllura.

Filmi 200 milionë dollarësh pritet megjithatë tërheqë një rekord njerëzish. Për ta shtuar edhe më shumë magjinë e atij që përshkruhet si një produksion i jashtëzakonshëm, vetëm me flokët e make up-in dhe Mulanit, është marrë stilistja e njohur Denise Kum e cila ka punuar për dy vjet për të arritur të krijojë imazhin perfekt të heroines kineze.

Kum rrëfen se ka dashur të krijojë pamjen ideale të perdonazhit kryesor të një rrëfenje kineze e cila mund të jetë në fakt dhe një histori epike universale. Stilistja tha se ishte kujdesur shumë që t`I qëndronte besnike dinastisë së lashtë Tang me modelin e flokëve dhe makiazhin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat