ʽDjalli vishet me Pradaʼ˸ 7 fakte që nuk i dinit për filmin e njohur!

Filma

ʽDjalli vishet me Pradaʼ˸ 7 fakte që nuk i dinit për filmin e njohur!

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 12:14
ʽDjalli vishet me Pradaʼ

“Djalli vishet me Prada”; një nga filmat më të mirë komedi ̶ dramë të prodhimeve amerikane të vitit 2006. Protagonistja e filmit interpretohet nga një prej aktoreve më të vlerësuara, Meryl Streep. Filmi është një kombinim interesant mes dinamikës së përsonazheve dhe mesazheve për jetën.

Ja 7 fakte që nuk i dinit për këtë film˸

Buxheti shumë i lartë për veshjet˸ Shumë nga market e njohura refuzuan të bashkëpunonin në këtë film, për të mos ʽmërziturʼ drejtuesen e VOGUE, Anna Wintour. Kostumografja e këtij filmi u përpoq të krijonte veshjet e duhura, të cilat edhe sot pas 14 vitesh duken po aq mirë sa atëherë. Veshjet e ndryshme të markave Chanel, Klein, Galiano, Marc Jacobs, etj, i kushtuan filmit rreth 1 milion $. Bizhuteria më e shtrenjtë, e vënë nga Meryl Streep kushtoi 100 mijë $.

Skenari i shkurtër˸ Libri ʽDjalli vishet me Pradaʼ u botua në vitin 2003. Kur po mendohej fillimi i filmit, shkrimtarja Lauren Weisberger nuk e kishte përfunduar ende skenarin. Producentja e kishte këtë vështirësi që në fillim, por falë 4 skenaristëve të tjerë u arrit përfundimi i skenarit.

4 personazhet˸ Meqë libri ishte një ‘bestseller’, ishte e sigurt se edhe filmi do ishe një sukses. Për të bindur aktoren Meryl Streep, kompania i ofroi asaj një çek prej 4 milion $. Aktorja tjetër e zgjedhur ishte Anne Hathaway. Gjithashtu, u përzgjodhën si aktore edhe Emily Blunt dhe Stanley Tucci.

ʽArrestiʼ i Meryl Streep˸ Akti i tretë i filmit duhet të xhirohej në Paris, por për shkak të buxhetit të lartë aktorja nuk mundi të udhëtontë drejt Francës. Skenat u xhiruan në një lagje të New York ̶ ut.

A ishte filmi i inspiruar nga Anna Wintour? Nuk është sekret që shkrimtarja ishte asistentja e Anna Wintour në VOGUE. Meryl zgjodhi një qasje tjetër për personazhin. Ajo foli anglishten amerikane, ndryshe nga anglishtja britanike.

Suksesi i personazhit Emily Charlton˸ Në film, Emily është asistentja e redaktores. Natyra e saj është shumë gazmore. Skenari i Emily ̶ t i sjell gjithë filmit një atmosferë ndryshe.

Ngjyra e trikos? Shumë ekspertë të modës kanë pohuar se ky film i solli shumë të mira fushës së tyre, sepse zbuloi një pjesë të panjohur nga puna e revistave dhe pasarelave. Një prej këtyre momenteve ishte dialogu për trikon sintetike në ngjyrë bojëqielli. Në modë, gjërat që ndonjëherë duken të parëndësishme mund të sjellin fitime miliarda dollarëshe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat