“Nomadland” shpallet fitues në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa Vanessa Kirby zgjedhet ‘aktorja më e mirë’

Filma

“Nomadland” shpallet fitues në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa Vanessa Kirby zgjedhet ‘aktorja më e mirë’

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 00:54
Filmi “Nomadland”

Festivali në Lido shpërndau çmimet më të mira të shtunën, i udhëhequr nga kryetarja e jurisë së konkursit, Cate Blanchett.

Festivali i Filmit në Venecia, i cili filloi më 2 shtator në Itali, përfundoi të shtunën me ceremoninë e tij vjetore të ndarjes së çmimeve.

I udhëhequr nga aktorja Cate Blanchett, anëtarët e jurisë për konkursin kryesor përfshinin regjisoren austriake Veronika Franz (“Goodnight Mommy”, “The Lodge”), kineasten britanike, Joanna Hogg (“The Souvenir”), shkrimtarin italian, Nicola Lagioia, kineastin gjerman, Christian Petzold (“Phoenix”, “Barbara”), aktorin Matt Dillon (“Crash”) dhe aktoren franceze, Ludivine Sagnier (“The Sëimming Pool”, “8 Women”).

Së bashku, ata ndanë çmimet më të larta të festivalit, duke përfshirë “Luani i Artë”, i cili vitin e kaluar shkoi për “Joker” nën udhëheqjen e Lucrecia Martel.

“Luani i Artë” i këtij viti shkon për “Nomadland”, që duket se do të drejtohet drejt për garën e madhe të ‘Oscar’.

Ceremonia u zhvillua me një numër të vogël të njerëzve, ku të pranishmit mbanin maska dhe distancë ndërmjet vete.

Në tjera kategori u ndanë edhe ‘Çmimi Special i Jurisë’ për filmin “Dera Comardes” i regjisorit rus, Andrei Konochlovsky.

Çmimi për aktoren më të mirë ishte për Vanessa Kirby, teksa aktori më i mirë u shpall Pierfrancesco Favino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat