Qendra Kinematografike e Kosovës hap thirrjen për propozime për Oscar

Filma

Qendra Kinematografike e Kosovës hap thirrjen për propozime për Oscar

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 13:50
Foto Ilustrim

Oscari mbetet një ëndërr e madhe për artistët e kinematografisë. Qendra  Kinematografike e Kosovës ka hapur thirrjen publike për propozime me filma të huaja për festivalin më të madh botëror të kësaj fushe.

Ky konkurs përfshin filmat e metrazhit të gjatë artistik, dokumentarë dhe të animuar më të gjatë se 40 minuta, të cilat konkurrojnë për të përfaqësuar Kosovën në qarqe ndërkombëtare të filmit.

Në edicionin e 93-të të Akademisë Oscar ekzistojnë disa rregulla të cilat duhet të ndjekin aplikantët.

“Filmat e përzgjedhur që e kanë pasur shfaqjen teatrale të planifikuar më parë, por që fillimisht janë bërë të qasshme përmes platforme me reputacion të shpërndarjes, ose të ndonjë platforme VOD, mund të kualifikohen, nën kushtet e mëposhtme:

Që t’i sigurojnë Akademisë dokumentacionin (dokumentin origjinal dhe një përkthim në anglisht) të datave të mbylljes së kinemasë të mandatuar nga qeveria, dokumentacionin që dëshmon shfaqjen në kinema të planifikuar më parë, dhe shpërndarjen në një platformë me reputacion, ose marrëveshje me ndonjë platformë VOD”, thuhet në njoftimin e QKK-së.

Me t’u përzgjedhur filmi fitues nga QKK për përfaqësim të vendit, do të vihet në dispozicion në Dhomën e Shfaqjes së Akademisë brenda 60 ditëve .

Afati i fundit për aplikim është 30 shtator, ndërkaq aplikimet mund të bëhen përmes postës elektronike apo përmes asaj fizike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat