Tom Hardy mund të jetë James Bond i ardhshëm

Filma

Tom Hardy mund të jetë James Bond i ardhshëm

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 19:49
Tom Hardy

Aktori i njohur, Tom Hardy do të zëvendësojë Daniel Craig në filmin e ri të James Bond.

Kështu të paktën raporton The Sun, teksa thekson se 43-vjeçari është emëruar se 007 i ardhshëm.

Një rol i tillë për aktorin është propozuar që në qershor të këtij viti, ndërsa deri më tani nuk është bërë e ditur për audiencën.

Ai kishte planifikuar ta zbulojë këtë në nëntor, por për shkak se premiera e filmit u anulua, Tom i duhet të mbajë sekrete për më gjatë.

Ndërkaq, Daniel Craig që nga viti 2006 ka luajtur në rolin e James Bond në katër filma si “Casino Royale”, “Quantum Of Solace”, “Skyfall” dhe “Spectre”.

Pas këtyre eksperiencave, dhe përfundimit të “NO Time To Die”, Craig kishte bërë të ditur se do të heq dorë nga dy rol.

Ndërsa Tom është caktuar si adekuat në rolin e 007, James Norton dhe Sam Heughan kishin qenë dy emra tjerë konkurrent.

Flitet se në sezonin e ri të filmit, regjisori Sam Mendez, për herë të parë do të përfshijë në film edhe një aktor me ngjyrë, që do të jetë Idris Elva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat