Fituesi i ҫmimit Oscar, President i jurisë në “Art Without Limit International Film Festival” në Prishtinë

Filma

Fituesi i ҫmimit Oscar, President i jurisë në “Art Without Limit International Film Festival” në Prishtinë

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 23:47
Veit Heiduschka

“Art Without Limit International Film Festival” është Festivali më i ri i filmit në Kosovë i cili do të mbahet nga data 28 – 30 Shtator 2020 në Prishtinë.

AWLIFF është i vemti Festival në Ballkan ku të gjithë filmat të cilët janë në program për tu shfaqur, kanë si temë personat me nevoja të veҫanta.

Festivali është organizuar nga një grup femrash dhe NGO “Art Without Limit” me drejtoreshë ekzekutive Znj; Ganimete Sava, ndërsa drejtor Artistik është Regjisori; Burim Haliti, dhe drejtor i programit; Michael Stoeger. M

Mbështetjen më të madhe për Festivalin e ka dhënë Producenti i njohur Austriak; Veit Heiduschka i cili do të jetë president i jurisë profesionale i festivalit! Z. Heiduschka si producent ka fituar ҫmim OSCAR me filmin Amour së bashku me Regjisorin e famshëm Michael Haneke. Gjithashtu ka fituar PALMËN e ARTË në Kan, dhe ҫmimin BAFTA.

Festivali AWLIFF gjithashtu ka gjetur mbështetje të gjërë nga të gjitha organizatat që përfaqësojnë personat me nevoja të veҫanta në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni! Mbi 500 filma nga 70 vende të Botës kan aplikuar për të qenë pjesë e programit të festivalit, selektorët kan përzgjedhur 40 nga ta për tu shfaqur në edicionin e parë në këtë festival. Festivali ishte paraparë të mbahet në Kino Armata në Prishtinë, mirëpo për shkak të pandemisë covid 19, kët vit do të mbahet online.

Do të ndahen 8 ҫmime nga juria profesionale; -Golden dhe silver për filmin më të mirë të shkurtër (Fiction) -Golden dhe silver për filmin më të mirë të shkurtër (Dokumentar) -Golden dhe silver për filmin më të mirë të shkurtër (Animacion) – Projekti më i mirë i portretizuar (Dokumentar) – Projekti më i mire i cili fuqizon gruan Përpos Z. Veit Heiduschka (OSCAR winner) në juri kemi edhe: Monika Hass / Germany Drejtore e “Filmstadt München” e.V. Munich, Germany Sadija Klepo / Bosnia & Hercegovina/ Gjermani Drejtoreshë e Festivalit “Ballkan tage” në Munich Germany Jerzy Palacz / Poloni Drejtor fotografie Daniel Edmondson / SHBA Aktivits, shkrimtar dhe person me nevoja të veҫanta fizike Safete Rogova/ Kosovë Aktore Arturo Mariani/ Itali Regjisor Shpend Bengu/ Shqipëri Profesor, regjisor Programi dhe koha e sakt e mbajtjes së festivalit është publikuar në web faqen zyrtare të festivalit artwithoutlimit-filmfestival.com dhe ne faqen zyrtare në FB https://www.facebook.com/Art-Without-Limit-International-Film-Festival-103329747916446! Filmat do të jenë të hapur për publikun nga data 28 shtator 2020.

Ky festival është përkrahur dhe mbështetur nga: “Kosovo Women’s Network” “Ministria e Kulurës, Rinisë dhe Sporteve” dhe “ADA” nga Austria. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat